Fatkeqësisht paraditen e sotme ndërroi jetë në maternitet foshnja që dje u gjet e braktisur në një bodrum në një pallat në Yzberisht, Tiranë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, foshnja ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve. Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi nënën, Eglanta Isufi. 30-vjeçarja akuzohet për braktisje të fëmijës së mitur.
“Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë” thekson policia.
E trishtë! Ndërron jetë foshnja që nëna e braktisi në bodrumin e pallatit
Eglanta Isufi pasditen e djeshme kur u shoqërua fillimisht e mohoi që të ishte nëna e fëmijës. Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve. 30-vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë.
Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.
Flet nëna që braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit në Tiranë