-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banka e Shqipërisë: Rreziqet e inflacionit janë në rritje

Kryesoret

Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit konstaton se pasiguritë për të ardhmen janë shtuar dhe rreziqet ndaj inflacionit janë rritur. Banka e Shqipërisë vlerëson se, ashtu si edhe në ekonomitë partnere, kthimi i inflacionit në objektiv pritet të jetë një proces gradual, në kushtet kur presionet e brendshme mbi çmimet, veçanërisht nga tregu i punës, shfaqen të qëndrueshme.

Inflacioni në Shqipëri zbriti në një nivel mesatar prej 4.1% në tremujorin e tretë, nga nivelet respektive prej 6.5% dhe 4.6% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit. Trendi rënës i inflacionit është ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës dhe inflacioni më i ulët i ushqimeve, në pasqyrim të rënies së këtyre çmimeve në tregjet globale dhe mbiçmimit të kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër, inflacioni bazë dhe, në veçanti, inflacioni i shërbimeve vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke dhënë një kontribut të qëndrueshëm në inflacion dhe duke frenuar reduktimin e mëtejshëm të tij.

Informacioni i ri ekonomik tregon se kërkesa në ekonomi po rritet më shpejt se aftësia e ekonomisë për t’i shërbyer asaj. Kështu, rritja ekonomike u përshpejtua në 3.2% në tremujorin e dytë dhe të dhënat indirekte sugjerojnë një rritje më të shpejtë në gjysmën e mbetur të vitit.

Rritja ekonomike është ushqyer nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve, si dhe është mbështetur nga shëndeti i mirë financiar i sektorit privat, nivelet e larta të besimit të tij dhe rritja e shpejtë e turizmit. Në të njëjtën kohë, ajo ka gjeneruar një kërkesë të lartë për punësim, kërkesë e cila po has vështirësi të plotësohet nga tregu i punës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit