-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat: Si u vra kandidati për President që i hoqi “maskën” Dritan Rexhepit

Kryesoret

Arrestimi i Dritan Rexhepit, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, ka marrë vëmendje të madhe edhe në Ekuador, shtet ku ai qëndroi për një kohë të gjatë, por arriti të dalë përmes falsifikimeve.

Për këtë, politikani dhe gazetari ekuadorian Fernando Villavicencio denoncoi në prokurori Dritan Rexhepin, gjykatësin Poma Chamba, shtatë zyrtarë nga Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Gjithëpërfshirës (SNAI), gjashtë mjekë nga Spitali del Guasmo dhe një mik i Rexhepit. Në 9 gusht të 2023 në Quito të Ekuadorit një grup vrasësish pjesë e një karteli të kokainës, ekzekutuan politikanin Villavicencio, i cili në atë kohë kandidonte për President i Ekuadorit. Villavicencio kishte marrë më herët kërcënime nga grupe kriminale, përfshirë edhe kartelin Sinaloa.

“Në prill të vitit 2023, ish-kandidati për president Fernando Villavicencio, i vrarë në gusht 2023, denoncoi publikisht se Rexhepi “ka marrë para- lirim, pavarësisht nga ekzistenca e raporteve negative dhe siguroi se gjyqtari i garancive penale ka vepruar kundër ligjit. Villavicencio denoncoi gjithashtu se me një “raport të rremë mjekësor” gjyqtari Poma urdhëroi që të hiqej pajisja elektronike dhe urdhëroi paraqitjen e tij çdo 15 ditë në Njësinë e Riintegrimit Social në Guayas. “Gjëja e habitshme është se ky njeri nuk u shfaq kurrë, por ai nënshkroi çdo 15 ditë”, tha Villavicencio. Ish-asambleisti tha se kishte paraqitur raporte të rreme mjekësore” shkruajnë mediat ekuadoriane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit