Penallti dhe karton i kuq, Enea Jorgji protagonist në Europë
Enea Jorgji ishte i përzgjedhur nga FIFA për të arbitruar duelin që u zhvillua në Portugali mes Sporting Lisbon dhe Rakov, e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.
Gjyqtari nga Elbasani u bë protagonist, teksa në minutën e 12-të, ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Racovitan si dhe akordoi penallti për vendasit e Sportingut.
Vendimi i Jorgjit erdhi pas konsultimit me sistemin VAR, ndërkohë që shqiptari po me ndihmën e VAR-it, akordoi një tjetër 11-metërsh në minutën e 52-të.
Të dyja 11-metërshat u shndërruan në gol nga Gonçalves.
Në total gjyqtari shqiptar nxori nga xhepi 3 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.