13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishin dy të maskuar! Tre muaj nga vrasja e 39-vjeçarit, killerat në arrati

Kryesoret

Kanë kaluar tre muaj që nga 10 gushti 2023, kur ndodhi vrasja e N.L (39-vjecar) dhe ishin plagosur tre të tjerë në fshatin Runik të Skenderajt, ndërsa të dyshuarit mbeten ende të paidentifikuar. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Deri tash, nuk është identifikuar e as arrestuar ndonjë person i dyshuar për këtë rast. Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria në koordinim me Policinë”, thuhet në përgjigjen e tij. Policia e Kosovës (PK) kishte njoftuar se një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kafene në Runik të Skenderajt.

Lajmin e kishte konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicë, i cili kishte thënë se dyshohet se dy persona të maskuar kishin hyrë në kafene, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt… Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, kishte konfirmuar Zahiti./Betimi për Drejtësi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit