Sot në orën 17:30 kryediplomati Josep Borrell, do të realizojë një takim me ministrat e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor. Borrell do të takohet me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.
Shefi i diplomacisë evropiane paraprakisht do të zhvillojë sot një takim në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Gjatë këtij takimi do të diskutohen më së shumti zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë dhe të rejat e Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare të BE-së do të ndahen opinione dhe pikëpamje të situatës së Izraelit dhe sigurisë ekonomike në politikën e jashtme.