Luiza Gega shpallet sërisht kampione. Ajo triumfoi në garën e krosit në Ballkan. Konkurrimi u mbajt në qytetin Pirdon në Bullgari, dhe Luiza triumfoi me epërsi të madhe.
Ajo zuri vendin e parë me kohën 27’16, pasi përshkoi 8 000 metra itinerar kodrinor.
Aq i madh ishte dominimi i Gegës saqë atletja bullgare, Debora Avramova që zuri vendin e dytë, mbeti 29 sekonda prapa.
Kampionia shqiptare ka provuar së fundmi ka provuar gara në rrugë, siç janë 5 000 metra apo edhe ato të gjysmë maratonës, ndërsa tashmë fitoi edhe në Krosin Ballkanik.
Kjo fitore e saj vjen pasi u shpall kampione e Evropës për femra dhe si skuadër me Shqipërinë, pasi doli dy herë kampione e Mesdheut dhe pasi fitoi numër rekord medaljesh të arta në pistat ballkanike dhe kontinentale.