-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Strasburgut: Shqipëria dështoi të zbardhte vrasjen e Aleks Nikës

Kryesoret

Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, që është njëri nga katër viktimat e 21 Janarit të vitit 2021, duke gjetur dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e dosjes.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. “5Pyetjet.al” publikon vendimin e gjykatës së Strasburgut.

Në rastin konkret rrethanat e vdekjes nuk janë vërtetuar që në fillim në një mënyrë mjaft të qartë. Shpjegime të ndryshme ishin të mundshme. Kështu, shteti ishte i detyruar të kryente një hetim të plotë. Gjykata pranon se autoritetet vendase bënë përpjekje të konsiderueshme për të identifikuar armën që kishte shkrepur plumbin që vrau Aleks nikën.

Në të vërtetë, mbi plumbin u kryen ekzaminime të shumta balistike; megjithatë, duket se nuk është mundur të identifikohet arma që e ka qëlluar, për shkak të dëmtimit që i është shkaktuar predhës” thotë gjykata.

Gjykata vëren gjithashtu se, edhe pse Gjykata Administrative vërtetë i gjeti autoritetet shtetërore përgjegjëse për vdekjen e Nikës, ajo nuk sqaroi rrethanat “në ndonjë mënyrë kuptimplote, në mënyrë që të përcaktohet qartë nëse përdorimi i forcës vdekjeprurëse ishte justifikuar”.

Gjykata ka konstatuar tashmë se hetimi për rrethanat e vdekjes së Aleks Nikës “ishte i mangët në disa aspekte dhe se autoritetet shtetërore nuk kanë respektuar detyrimet e tyre procedurale sipas nenit 2 të Konventës”.

Më tej në vendim theksohet se Gjykata e Strasburgut pajtohet me konstatimin e Komisionerit të Këshillit të Evropës se “autoritetet vendase ishin përballur me një detyrë të vështirë dhe delikate në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011”.

Familja Nika i ka kërkuar SPAK-ut që të rihetojë ngjarjen duke kallëzuar Sali Berishën, Lulzim Bashën, etj, por prokuroria e posaçme e riktheu dosjen te Prokuroria e Tiranës që e ka prej vitesh në sirtar.

Vendimi i gjykatës së Strasburgut 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit