-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hysaj: Të mbyllim kualifikimin në Moldavi!

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen  kundër Moldavisë.

Një sfidë delikate pasi 1 pikë do mjaftonte për të dërguar fanellat kuq e zi në fazën finale të Euro 2024.

Të grumbulluar në Tiranë, djemtë e thirrur nga Sylvinho kanë zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, me grupin që është plotësuar.

Ditën e sotme në deklaratë për mediat dolën Etrit Berisha dhe elseid Hysaj.

Mbrojtësi i kombëtares u shpreh se çështja e kualifikimit duhet të mbyllet që në Moldavi, ku pavarësisht se duket një ndeshje e lehtë ka peshën e saj.

“Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar. Si ndeshje duket më e thjeshtë, por të themi të drejtën është një ndeshje me peshë. Po humbëm do jetë një presion më shumë për ne. Të gjithë ne jemi me një mendim për të shkuar të përgatitur dhe të fitojmë këtë ndeshjen”, tha Hysaj.

Të njëjtin mendim me Hysajn ndahu dhe Etrit Berisha teksa u shpreh se në fushë nuk do të jetë aq e lehtë sa në letër.

” Na ka ndodhur më herët të ishim në vështirësi dhe kemi derdhur shumë djersë që të arrinim këtu. Çdo ekip me të cilin jemi përballur e kemi vënë në vështirësi, do të bëjmë të njëjtën gjë me Moldavinë. Megjithatë ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ndonëse favorit në letër jemi ne, duhet të bëjmë maksimumin”, tha Berisha.

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit