Mbrëmjen e djeshme i është vënë flaka makinës së një zyrtareje në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në komunën Leposaviç. Automjeti i përket nënkryetares së kësaj komune, Dragana Miletiç.
Arsyeja e këtij aksidenti nuk dihet ende. Ky lajm është konfirmuar nga drejtori i policisë, Veton Elshani.
Nënkryetarja para pak muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar si dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje. Dragana Miletiç është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviçit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetemi.
Telegrafi/