Policia e Sarandës ka reaguar pas zbulimit të mbetjeve kockore humane mbrëmjen e së martës (14 nëntor) në fshatin Xarrë. Mbetjet kockore humane ishin në proces dekompozimi dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Kujt i përkasin pjesët e trupit që u gjetën në Sarandë? Vjen njoftimi i parë i policisë

“Mbrëmjen e djeshme në fshatin Xarrë pranë varrezave të fshatit janë gjetur mbetje kockore humane në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme” thotë policia.
https://5pyetjet.al/2023/11/15/kujt-i-perket-koka-e-gjetur-ne-sarande-familja-e-shokut-te-kocoles-shkon-ne-xarre/
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.