-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bombë” nga Zhegrova, akuza ndaj zyrtarëve të kombëtares së Kosovës

Kryesoret

Edon Zhegrova, një nga lojtarët më kryesorë të kombëtares së Kosovës, ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të federatës.

Ylli i Dardanëve nuk ka dhënë emra, por ka lënë të kuptohet se ai nuk do të ftohet për ndeshjet e ardhshme që zhvillohen ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 20204.

Një situatë e cila ka zhgënjyer jo pakë lojtarin i cili nuk nguron të tregojë sakrificat e tij personale për përfaqësuesen e Kosovës.

 

Reagimi i Edon Zhegrovës:

 U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luajë për Kombëtaren time. Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua mu ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luajë për atdheun tim, për Kosovën.

Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën. Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luajë apo mos të luajë nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.

Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: Nëse nuk vjen këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh.

Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur ‘me një këmbë’, dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën e vendit!  Dhe asnjëherë nuk do të heshti ndaj padrejtësive. Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë ‘Biri yt, Kosovë’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit