-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cameron e nis punën nga Kievi: Doja që kjo të ishte vizita ime e parë

Kryesoret

Sekretari i ri i Jashtëm britanik David Cameron ka bërë vizitën e tij të parë të punës në Ukrainë duke takuar presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev. Cameron përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën duke premtuar se do të jetë atje për “sado kohë që të duhet”, shkruan BBC.

Ai premtoi se do të vazhdojë “mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike, por mbi të gjitha ushtarake” të Britanisë. Zelenksy falënderoi Cameron për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti ukrainas e uroi Cameron për emërimin e tij të ri dhe e falënderoi atë për vizitën e tij të parë të punës në Kiev në pozicionin e tij të ri. “Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht tani, kur bota po i kushton vëmendje jo vetëm situatës në fushën e betejës në Ukrainë”, tha Zelensky, duke aluduar për Lindjen e Mesme.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës nga Mbretëria e Bashkuar. Ne jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë të qytetarëve ukrainas. Dhe ne jemi të lumtur që keni ardhur në Ukrainë” tha ai.

Zelensky postoi një video të shkurtër të takimit në mediat sociale, gjatë së cilës Cameron dëgjohet duke thënë “Doja që kjo të ishte vizita ime e parë”.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shtoi: “Kam pasur disa mosmarrëveshje me Boris Johnson, ne jemi njohur për 40 vjet, por mbështetja e tij për ju ishte gjëja më e mirë që ai dhe qeveria e tij bënë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit