Foto ilustruese
Trupi i copëtuar dhe dekompozuar që u gjet në Sarandë i përket një çobani nga Elbasani, Adnant Jaupit. Kështu thotë policia e Sarandës.
Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore. Trupi i dekompozuar u gjet dje në Xarrë. 53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Ai kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.
Nga ekzaminimi sipas policisë nuk janë konstatuar shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi. Vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Fillimisht koka në rrugë dhe pastaj trupi i dekompozuar u gjet i fshehur në një pjesë grope gjysmë mbuluar në një tunel.