-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parisi dorëzohet, rrugë e lirë për të firmosur me Mbappe

Kryesoret

PSG nuk do të paraqesë një ofertë rinovimi për Mbappe, klubi kërkon që futbollisti të aktivizojë vetëm vitin e mbetur që ka në kontratë.

Siç raporton e përditshmja “AS”, klubi parizien aktualisht përjashton mundësinë e paraqitjes së një oferte rinovimi për yllin francez, qëllimi i tyre është thjesht që lojtari të respektojë marrëveshjen për të cilën është rënë dakord.

Një marrëveshje e cila trajton pikërisht aktivizimin e klauzolës së lojtarit, e cila do e mbante në Paris deri në vitin 2025.

Megjithatë, PSG ende dëshiron që Mbappé të qëndrojë në Paris për të ndërtuar një projekt të ardhshëm afatshkurtër rreth tij. Për të bindur yllin që të aktivizojë klauzolën për të vazhduar edhe një vit.

Në sfond ngelet gjithnjë Real Madrid, i cili është i favorizuar nga synimi i PSG-së për të mos paraqitur një ofertë rinovimi, pasi nuk do t’i duhet të konkurrojë me një klub shtet dhe propozimet e tij miliona dollarëshe, thjesht të bindë Mbappen me një projekt të mirë sportiv dhe të arrijë ekonomikisht aq larg.

Pas momenteve të tensionuara që Mbappé kaloi te PSG në verë, kur Al Khelaïfi u ashpërsua me të, normaliteti rreth yllit është rikthyer. Në verë, Al Khelaïfi madje siguroi se Mbappé nuk do të largohej “pa lënë para në xhepin e tij”. PSG madje ndërmori masa duke e penguar atë të udhëtonte në turneun aziatik me skuadrën, si masë për ta detyruar të ekzekutonte klauzolën që i zgjat kontratën edhe për një vit, deri në vitin 2025, ose për të paraqitur një ofertë miliona dollarësh për të nga. një klub tjetër. Por asnjëherë për të nënshkruar një kontratë të re.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit