Shërbimet policore kufitare në Kakavijë kanë vënë në pranga sot një qytetar gjerman të shpallur në kërkim për vjedhje. I arrestuari me iniciale H.D, 20 vjeç banues në shtetin gjerman u kap në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu nga të njëjtat shërbime ka nisur procedimi në gjendje të lirë për qytetarin grek me iniciale S.M, 48 vjeç banues në Greqi. Atij gjatë kontrollit iu kapën 110 fishek armësh, mjete për gjueti, shkop metalik si i policisë etj.