-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Priftërinjtë në konflikt, Kisha angleze njeh LGBT

Kryesoret

Kisha angleze ka marrë vendimin për të njohur shërbimet e çifteve homoseksuale. Shërbimet, megjithëse nuk janë dasma zyrtare, do të mund të përfshijnë mbajtjen e unazave, lutjet, konfeti dhe një bekim nga prifti.

Peshkopi i Oksfordit, Rt Rev Stephen Croft, i cili ka bërë fushatë për një ndryshim në qëndrimin e Kishës, tha se ishte “i kënaqur”.

“Shpresoj se do të ketë një gëzim dhe pohim të ngjashëm dhe ata që vijnë për të marrë këto lutje do të ndihen plotësisht të mirëpritur në jetën e kishës.”

Por ky vendim duke se nuk është mbështetur nga të gjithë pasi Revd Canon John Dunnett, drejtor kombëtar i Këshillit Ungjillor të Kishës së Anglisë, tha se ndihej “i pikëlluar” nga vendimi.

“Kjo do të copëtojë kongregacionet lokale të famullisë, do të dëmtojë marrëdhëniet midis një numri të madh klerikësh dhe peshkopëve të tyre dhe do të bëjë që kishat nëpër dioqeza të ndjehen sikur barinjtë e tyre i kanë braktisur,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit