Ekstradohet nga Franca në Shqipëri Behar Bajri, i njohur si një nga njerëzit me precedentë të fortë penalë në Shkodër, mbi të cilin rëndojnë disa akuza për krime të rënda.
43-vjeçari i kërkuar nga SPAK-u për operacionin “Metamorfoza” duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e djeshme por vetëm mëngjësin e sotëm ka shkelur tokën shqiptare.
Shkak u bënë arsyet e sigurisë. Në pamje shfaqen rreth 30 policë të armatosur me tre furgonë që e presin dhe e shoqërojnë nga pista në qeli. Ai do të përballet me disa akuza në Shqipëri, mes tyre grup të strukturuar kriminal dhe vrasje.
Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.
Në këto komunikime, dilte se biznesmeni Pëllumb Gjoka pasi e liroi nga burgu nëpërmjet ryshfetit që i dha prokurorit Xhevahir Lita i kërkoi Behar Bajrit të vriste Keanth Musabelliun.
Më pas Bajri shkëmbeu objektivin me Ervis Martinajn dhe për llogari të tij vrau Gjon Boriçin.
Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, krime të cilat nuk ndodhën.
Pazari me Vis Martinajn dhe vrasja e Gjonit! Zbret në Rinas “tmerri” i Shkodrës