-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli lë në fuqi pezullimin e shefit të Stomatologëve: Punësoi nuset e djemve

Kryesoret

Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin e Nikoll Dedës nga detyra Presidentin e Urdhrit të Stomatologut. Nga hetimet ka rezultuar se Deda nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe pavarësisht se i kishte përfunduar mandati si drejtues ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Por kjo nuk është e gjitha. Prokuroria ka zbardhur detaje të reja. Akoma më të rënda. Organi i akuzës thekson se ka qenë një person me inicialet A.G. që kallëzoi më datë 18.01.2023, Dedën për abuzime financiare dhe manipulime me vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar që datojnë nga viti 2016.

Kallëzuesi deklaroi se edhe pse me vendimin e Gjykatës Administrative më datë 07.02.2020 është vendosur sigurimi i padisë për vendimet Nr.16 dhe 18, datë 07.11.2019, Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Në dosje, sipas tij, theksohet se më datë 21.09.2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2 , në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti Nikoll Deda.

“Nga hetimet, rezultoi se Nikollë Deda ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga Deda duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik.

Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytezuar strukturat e USSH-së” thotë Prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit