Një mbështetje e madhe për Kombëtaren, jo vetëm në ndeshjen e sotme, por në çdo sfidë kanë qenë padyshim “Tifozat Kuq e Zi”.
Nuk kishte si të mungonte dhe mesazhi i TKZ-së, të cilët urojnë Kombëtaren me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Tifozat Kuq e Zi” paralajmërojnë ‘pushtimin’ e Gjermanisë.
“Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam
Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “TKZ po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi.
Ne ja dolëm, por ky është vetëm fillimi…,” shkruajnë TKZ.