Panairi i librit shpalli sot fituesit e këtij viti ndërsa kishte një vizitor special, Ismail Kadare.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Kadare u shpreh se ndjehet i gëzuar që sheh gjithnjë lexues pranë tij, e veçanërisht lexuesin kosovar.
“Kjo më gëzon më së tepërmi kur i shoh këtu është populli im flasim të njëjtën gjuhë dhe ka qenë gjithmonë pjesë e imja.
Kur bën diçka që e di që nuk vdes nuk ke frikë se ajo që quhet frikë është vdekja.
Kur shkrimtari shkruan ai çlirohet nga vdekja dhe kupton që jeta është e pafundme.
Jeta është një ëndërr e bukur që ka ushqyer letërsinë dhe jam i gëzuar që e kam jetuar jetën, nuk ka jetë pa brenga” tha ai.