-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Është gjetur fanella e vjedhur e Gianluca Viallit

Kryesoret

Pak ditë më parë fanella e Gianluca Viallit ,numri 9 i Juventusit , e veshur prej tre vitesh nga kampioni i cili ka ndërruar jetë janarin e vitit të kaluar , ishte  zhdukur të enjten e kaluar nga restoranti në Castelverde, në provincën e Kremonës.

Fanella  përveç se kishte një vlerë të lartë monetare ishte dhe një simbol teje i rëndësishëm.

Pronari i restoranit doli me një apel pas ngjarjes duke thënë se e dinin kush kishte grabitur fanellën dhe nëse e rikthenin do të mbyllnin çështjen pa shkaktuar probleme.

Në fakt fanella e Gianluca Viallit është rigjetur ditën e sotme, hajduti nuk e riktheu në restorant por e kishte lënë rrëzë një peme në një lulishte.

Riccardo Miadoro personi i cili gjeti fanellën ja ka kthyer të zotit Carrado Venturinit një tifoz i madhe i Cremoneses dhe Juventusit.

“Jam shumë i lumtur –ka komentuar Venturini – sepse për mua, dhe në fund të fundit për të gjithë njerëzit e Cremones, ajo fanellë kishte një vlerë të madhe emocionale dhe simbolike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit