Dy vajza janë denoncuar të zhdukura në Kosovë. Sipas policisë në Gjilan dhe Prizren kanë qenë nënat e dy vajzave që kanë kërkuar ndihmë në polici.
“PERSON I ZHDUKUR- Fsh. Livoq i Ultë-Gjilan, 18.11.2023-22:15. Ankuesja kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë vajza e saj e mitur dhe deri në kohën e raportimit te rastin, vajza e saj nuk është kthyer dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj. Rasti është duke u hetuar.”
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 17.11.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”.