Ambasadori gjerman Jörn Rohde është shprehur se Kosova po përparon më shumë se vendet e tjera të rajonit drejt BE-së. Këto informacione ai i bëri të ditura nëpërmjet llogarisë së tij në “X”.
Ambasadori theksoi se ajo çka Kosova duhet të ketë parasysh është zbatimi i marrëveshjes me Serbinë.
“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të WEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur Rhode.