Dielli është në Shigjetar në 22 nëntor deri më 21 dhjetor, dhe gjatë kohës së tij atje, ai na inkurajon të jetojmë bujarisht dhe gjerësisht.
Ndërsa Akrepi na nxit të thellojmë të kuptuarit tonë për botën duke gërmuar për të vërteta të fshehura, Shigjetari na inkurajon ta zgjerojmë atë – të eksplorojmë dhe të bëjmë pyetje, të takojmë njerëz të rinj dhe të provojmë gjëra të reja, të bëjmë gabime të mëdha dhe të mësojmë prej tyre. Me pak fjalë, për të përjetuar gjithçka që universi ka për të ofruar. Në thelbin e tij Shigjetari drejtohet nga një uri për njohuri, mirëkuptim dhe qëllim.
Pritet që Shigjetarët të kenë fat gjatë ditëlindjes së tyre. Gjatë këtij muaji ata do të shohin që dëshirat e tyre të përshtaten me universin dhe të realizohen.
Në të njëjtën kohë, shenjat e tjera të zjarrit (Dashi dhe Luani) do të ndihen të sigurt dhe plot energji, falë elementit të përbashkët që i bashkon me Shigjetarin. Të njëjtën ndjenjë pozitive duhet të ndjejnë edhe shenjat e tjera të ndryshueshme (Binjakët, Virgjëresha, Peshqit). Peshqit në veçanti mund të presin më shumë ambicie dhe lidhje me brendësinë e tyre. Duke pasur të njëjtin sundimtar si Shigjetari, Jupiterin, ata do të ndihen më të sigurt për veten dhe besimet e tyre.