Cristiano Ronalo dhe Lionel Messi i kanë dhuruar botës së futbollit rivalitetin më të madhe në 15 vitet e fundit duke dominuar në çdo aspekt.
Tashmë në vitet e fundit të karrierës njëri në Arabi dhe tjetri në Amerikë, vazhdojnë të ndiqen me interes të lartë nga fansat e futbollit.
Për këtë, në shkurtin e 2024 Al Nassr e Ronaldos dhe Inter Miami i Lionel Messit do takohen në një miqësore që do zhvillohet në Riyadh, kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Pritet që në stadiumin me 22 mijë vende mos ketë ulëse bosh, për vetë faktin se përballë janë 13 Topa të Artë.
Një përballje e cila mund të rihapë dhe një herë debatin se kush është më i miri, ose ta mbylli përfundimisht