Zbardhen emrat e dy vëllezërve që ishin në shënjestër për t’u vrarë nga grupi kriminal ku bëjnë pjesë Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi, që akuzohen se kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin.
Dy vëllezërit që ishin në plan për t’u vrarë janë Albert dhe Edmond Nela dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike. Konkretisht një sasi prej 150 kg kanabis.
Sipas dosjes hetimore, shefi i krimeve Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.
“Boli” shijon arratinë, Breçani me shefin gati për përballjen e parë