-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mjesi dajlok”! Nga “Daja”, te “Boli” dhe “Toni”, kush janë nofkat e bosëve?

Kryesoret

Nga aplikacioni “SKY” janë zbardhur bisedat e grupit kriminal të trafikut të drogës, pjesë e të cilit ishte edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi. Biseda mes anëtarëve të grupit kriminal është realizuar në momentin që është kapur një sasi kokaine në Belgjikë.

Me datë 06.01.2021, në orën 08:00 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër “X”, ndërmjet përdoruesit të “Y”, i identifikuar si Ismail Zeneli, perdoruesit të “G”, i identifikuar si Eralbi Brecani, përdoruesit të “S”, i identifikuar si Besmir Mutati dhe perdoruesit te D**p, i paidentifikuar, si më poshtë.

Pjesë nga biseda:

Ismail Zeneli: Mjesi si jeni a jeni mire?…

Besmir Mutati: Mjesi dajlok Si je..

Ismail Zeneli: Mire ja presim, Qa thot (D**P).

Besmir Mutatu: Poo presim te njëherë të arrijë ora 4:22 min…

Ismail Zeneli: Hello. Everyone…

D**p: Ktu mke mu sot te shofim, Ca kutiash…

Ismail Zeneli: Si jeni.

Eralbi Breçani: Si ja kaluat.…

Ismail Zeneli: Pika Qa thojne kta ktej, Te than gje? Po. Te dhan info.

D**p: Audi o file. O daje nuk e di o vlla ska ndodh asnjë herë kështu, kam pyt gjith ato veta, deri tani, sic më ka ndodh dje në Anvers, nut i ka ndodh askujt. Nuk e di ca dreqin është o vlla. Dmth Të kalosh me jeshile portin, Te dalésh nga porti i Anversit të shkosh ne Hollande te kompania dhe té kapin atje kot pa lidhje, të vjen dogana kshu, nuk e di si ka mundësi….

Ismail Zeneli: Apo jo..

D**p: Po do i marrim infot, ku do shkojnë ato, po puna është se q… ropt akoma nuk e besoj ça ka ndodh….

Ismail Zeneli: Asht kap per re kap apo si…

D**p: Sdim gjo daje, Akoma, Akoma Se dim. Ishalla zoti esht me njeri….

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC midis datave 9 nëntor 2021 dhe 4 shkurt 2021, konkretisht bisedave të zhvilluara mes Ismail Zeneli (HFNERI, Q3QNV9) me nofkën “Daja”, Dajloki” dhe “Transporter”. Eralbi Breçani me nofkën “Boli” ose “Toni”.

Besmir Murtati (V6FGL7) me nofkën “Kukësi” dhe përdoruesit të paidentifikuar (D**P) me nofkën “Elb” ose “Elb Nissan”.
Nga komunikimet del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre personave dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikéve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit