-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U skualifikua për doping, lojtari i hedh fajin gruas

Kryesoret

Vetëm 40 minuta të luajtura me Monzën, dhe Papu Gomez u skualifikua menjëherë për doping si rezultat i testit që doli pozitiv.

I skualifikuar deri në tetor të 2025, 35-vjeçari argjentinas nuk e pranon dënimin dhe për këtë ka bërë një ankesë.

Sipas mediave italiane Gomez ka “akuzuar” gruan e tij se i kishte dhënë një shurup për kollën  që përmbanë substancën “terbutaline” për të cilën lojtari u pezullua.

Sipas tij shurupi është blerë muaj më parë për të birin.

Prandaj Gomez vendosi të apelojë nenin 10.5 të Kodit Botëror Anti-Doping, i cili lejon anulimin e skualifikimit në rast të mungesës së fajit ose neglizhencës.

Mbetet për t’u parë nëse kjo strategji sulmuese do të pranohet, duke qenë se është ilaç dhe jo ushqim apo pije. Kujtojmë se kontrolli antidoping daton në periudhën kur lojtari i lindur në vitin 1988 mbante fanellën e Sevillas.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit