Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Vorë. I përfshirë është një oficer i ushtrisë, i cili është dorëzuar pas ngjarjes. Dy të plagosurit ndodhen në spital dhe ushtaraku në qeli.
Por si ndodhi ngjarja?
Sot rreth orës 12:20 në Vorë, Erges Hoxha 34 vjeç ka plagosur me thikë në krah 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi i cili ishte pasagjer në automjetin me drejtues 27-vjeçarin Ermal Muzhaqi, që e ka vëlla.
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari oficer ushtrie ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Hoxhën.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri është vetëdorëzuar në polici, së bashku me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.