Paratë e fituara nga tregtarët e drogës në Londër po sjellin një disbalancë në ekonominë shqiptare.
Gjatë një udhëtimi raportues në Shqipëri, Daily Express pa sesi vendi ish-komunist po transformohet nga zhvillimet e reja.
Armand Mala, tha për Daily Express se bumi i banesave në vend është një mundësi shumë e mirë për të pastruar këto para të pista.
“Pra, kjo ka qenë një zgjidhje e mirë për ata që investojnë para të fituara në mënyrë legale jashtë vendit. Tregu ndihmon edhe me pastrimin e parave sepse, pas një periudhe të caktuar, ata mund të rishesin pronën me një çmim më të lartë dhe të nxjerrin një fitim.”
Gjithashtu ai shtoi se në një vend ku rroga mesatare është vetëm 300 £ në muaj është e paarritshme blerja e një apartamenti.
“Çmimet janë shumë të larta në krahasim me standardin tonë të jetesës,” vazhdoi Mala. “Të bësh një gjë të tillë është e pamundur ose të paktën shumë, shumë e vështirë për dikë që merr një rrogë”.
Mala deklaroi se emigrimi masiv që ka nisur 3 vitet e mëparshme është nxitur në një farë mënyre nga rrjetet sociale dhe se tashmë ky emigrim ka arritur pikun.