Ditën e sotme është vënë në pranga Musa Rama, 65 vjeç banues në Tiranë i kërkuar më parë nga policia.
65-vjeçari ka qënë i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar qytetarin me 10 vjet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.
Ai është arrestuar dhe lokalizuar në rrugën “Arkitekt Kasemi”.