Pasi dyshja e famshme Luiz-Kiara konfirmuan lajmin se do të bëheshin prindër për herë të parë pati një mori komentesh, urimesh dhe kunjash.
Një story e Zhaklin Lekatarit dje ku shprehej se shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, frikë, nevojë dhe jo dashuri u mor si një kunj direkt për Kiarën dhe Luizin.
Ky status nuk mori reagim as nga Kiara as nga Luizi por shoqja e Kiarës mesa duket nuk ka dashur të mos e lërë pa përgjigje opinionisten.
“Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,” shkruan Liesa në Instagram.