Një krim i rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku 23 vjeçarja koreane kishte qenë e fiksuar pas shfaqjeve kriminale dhe romaneve dhe kishte shënuar shumë rezultate në testet e psikopatëve, tha policia.
E fiksuar me idetë për vrasje nëpërmjet rrjeteve sociale ajo përdori një aplikacion për të takuar një mesuese të gjuhës angeleze.
Ajo kontaktoi më shumë se 50 njerëz dhe favorizoi gratë, duke i pyetur nëse i mbanin mësimet në shtëpi.
Më pas u shfaq në shtëpinë e mësueses e veshur me një uniformë shkolle që ajo kishte blerë në internet, thanë prokurorët.
Pasi mësuesja e lejoi të hynte, ajo sulmoi gruan, duke e goditur me thikë më shumë se 100 herë – duke vazhduar sulmin e furishëm edhe pasi viktima kishte vdekur.
Më pas ajo copëtoi trupin e gruas dhe mori një udhëtim me taksi për të hedhur disa nga mbetjet në një park të largët pranë një lumi. Pas disa kohësh ajo e rrëfeu së këtë vrasje e kishte kryer nga fiksimi për filmat kriminal.
Për 23-vjeçaren kërkohet dënimi me vdekje.