-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grushte dhe plumba, kryetari futet në mes! Si ndodhi konflikti në Peqin?

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të premte në Peqin. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt ka ndodhur mes Leonard Elezit dhe Adriatik Cekës duke degjeneruar me përdorimin e armës.

Konflikti ka ndodhur gjatë aktivitetit për festat e nëntorit dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Në momentin e të shtënave ka qene i pranishëm dhe kryebashkiaku Bukurosh Maçi, i cili sipas të dhënave ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve 50 vjeç dhe 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve” njofton policia.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të shtëna me armë zjarri në Peqin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit