Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i dy personave, të cilët përmes mashtrimit i m orën 50 mijë Euro biznesmenes Vilma Nushi. Të arrestuarit janë Alban Gjoni dhe Rudor Balla.
Dy personat në fjalë, i kanë shkruar disa mesazhe drejtoreshës së biznesmenes, duke u hequr si Vilma Nushi, ku i kërkonin që kësaj të fundit t’i dërgonte në një hotel të njohur shumën prej 50 mijë eurosh.
Pas disa minutash, personat në fjalë i kanë dërguar sërish mesazh drejtoreshës së Nushit, ku sqaronin se nuk do të ishte kjo e fundit që do të merrte paratë, por dikush tjetër.
Pasi ka kryer porosinë, drejtoresha ka marrë në telefon Nushin dhe i ka dhënë se kishte dorëzuar porosinë. Pas zbulimit të mashtrimit, biznesmenia ka denoncuar rastin në polici.
Sipas policisë pas kësaj skeme mashtrimi, ku thuhet se personat e arrestuar kërkuan 50 mijë euro, fshihet i shumëkërkuari Florian Gjergji. Ky i fundit është përmendur dhe akuzat edhe për raste të tjera të gjobëvënieve përmes mashtrimeve ndaj biznesmenëve.
Ndërkohë, dy të arrestuarve iu sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.
“Na çoi ky VIP-i, na jep 50 000 euro”, si tentuan të mashtronin biznesmenin 3 të rinjë