SPAK ka nisur hetimet për këngëtaren Elvana Gjata. Kjo pas publikimit të mesazheve të sjella nga Franca dhe Belgjika dhe që bënin fjalë për trafikun e drogës së grupeve shqiptare. Nga dosja e SPAK që ka në bazë të saj përgjimet e aplikacionit Sky EC janë zbuluar biseda komprometuese të ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe biznesmenit Ervin Mata.
Biznesmeni përmend të fejuarën e tij, këngëtaren Elvana Gjata. Nga sa kuptohet, Mata tentoi që të përdorte këngëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës. Sipas dosjes së SPAK, Ervin Mata i cili ka edhe lidhje krushqie me Erzen Breçanin, pasi motra e tij është martuar me djalin e Erzenit, i thotë se do t’i ofrojë 500 mijë euro për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i.
Nga përgjimet, Erzen Breçani zbulon se Ervin Mata i thotë se do t’ja dërgojë ‘nga llogaria e Elvanës 500 mijë euro borxh, e maroj punët sa t’i kalosh kto halle’. Por, Erzeni i ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty.