13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Guardian: Mbreti Charles po fiton milionat nga të vdekurit

Kryesoret

Sipas The Guardian, Mbreti Charles  po përfiton nga vdekja e mijëra njerëzve në veriperëndim të Anglisë, asetet e të cilëve po përdoren fshehurazi për të përmirësuar një perandori të pronave tregtare të menaxhuar nga pasuria e tij trashëgimore.

Dukati i Lancasterit, një tokë dhe prona e diskutueshme që gjeneron fitime të mëdha për mbretin Karl III, ka mbledhur dhjetëra miliona paund gjatë viteve të fundit nën një sistem të vjetër që daton që nga periudha feudale.

Asetet financiare në pronësi të njerëzve që vdiqën pa testament ose të afërmve të njohur, mblidhen nga dukati.

Gjatë 10 viteve të fundit, ka mbledhur më shumë se 60 milion paund. Prej kohësh ka pretenduar se, pas zbritjes së kostove, të ardhurat dhurohen për bamirësi.

Megjithatë, vetëm një përqindje e vogël e këtyre të ardhurave jepet për bamirësi.

Gjithnjë sipas The Guardian, dokumentet e brendshme zbulojnë se si fondet përdoren fshehurazi për të financuar rinovimin e pronave që janë në pronësi të mbretit dhe që janë dhënë me qira për fitim.

Në fillim të këtij viti, në pagesën e tij të parë vjetore që nga trashëgimia e pasurisë nga nëna e tij, Karli mori 26 milion paund nga Dukati i Lancaster.

Në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit, pasuritë e njerëzve që vdesin pa lënë testament dhe nuk kanë të afërm dërgohen në Thesar, i cili më pas i shpenzon ato për shërbime publike.

Sistemi njihet me emrin latin “bona vacantia”, që do të thotë “mallra të lira”, ose asete që nuk kanë pronar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit