I jepet sot lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda, i cili u ndal dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa dha frymë në qytetin e tij të lindjes dhe atje ku zhvilloi karrierën artistike.
Pas ndarjes së tij nga jeta, i biri, aktori Julian Deda njoftoi se homazhet për mjeshtrin e humorit do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë.
Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.
Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.