Ferran Torres ka detajuar se si erdhi nënshkrimi i tij te Barça në dhjetor 2021, pavarësisht krizës ekonomike të klubit blaugrana. Futbollisti valencian tregoi se kontakti i tij i parë me Barcelonën ishte nëpërmjet agjentit të tij, teksa luante në fazën finale të Ligës së Kombeve me Spanjën.
“Kam shënuar dy gola kundër Italisë dhe jam lënduar. Agjenti im më tha se po fliste me Barçën dhe u habita, e pyeta nëse kishte mundësi për shkak të situatës financiare të klubit. Ai më tha se do të fliste në lidhje me të dhe se ata do të ishin të gatshëm të bënin një përpjekje, dhe ndoshta Pep mund të lehtësonte nënshkrimin”.
Në fund Ferran Torres nuk hezitoi dhe firmosi për katalanasit.
“Çdo lojtar që arrin në La Liga ëndërron të luajë për Barçën. Pashë këmbënguljen e Çavit dhe aty ishte gjithçka e qartë. Nuk mund të bëja zgjidhje tjetër veçse të pranoja”, tha Torres.