Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka arrestuar Marash Gjoklaj me akuzën e ngacmimit seksual të 19-vjeçares në ambientin e punës.
Gjithashtu po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.
Ai nuk ka qenë një emër i panjohur për Policinë, pasi Marash Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht ishte i liruar me kusht.