Jasir asani ishte padyshim një nga surprizat e këtyre kualifikueseve për në Euro 2024.
Tre super gola dhe dy asistime në 8 ndeshje, shifra të cilat ranë në sy dhe në mediat e huaja.
Anësori ishte basti i Silvinho-s në nisjen e këtij rrugëtimi, dhe djaloshi nga Shkupi e shpërbleu më së miri besimin e trajnerit.
28-vjeçari për momentin luan në Korenë e Jugut me skuadrën e Gwangju, por janë shtuar zërat për një rikthim të mundshëm të tij në Europë.
Burime të “SuperSport” mësojnë se e ardhmja e Asanit lidhet me La Liga-n, ku skuadra e Las Palmas është gati që të blejë kartonin e lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë.
Klubi nga Korea pretendon rreth 1 milion euro për ta lënë të lirë Asanin, shifër e pranueshme për ekipin spanjoll.
Lojtari ndërkohë ka tërhequr dhe vëmendjen e klubeve nga Gjermania dhe Arabia