Një dhëndër në Tajlandë ka qëlluar për vdekje katër persona në dasmën e tij – përfshirë nusen – përpara se ta kthente armën drejt vetes. Ish-ushtari Chaturong Suksuk 29 vjeç vrau gruan e tij Kanchana Pachunthuek 44 vjeç. Ai u largua papritur nga dasma vonë të shtunën dhe u kthye me një armë, sipas raportimeve nga mediat lokale.
Ai qëlloi për vdekje nënën dhe motrën e vogël të nuses, së bashku me një të ftuar në dasmë. Një tjetër mysafir u plagos rëndë, sipas “Bangkok Post”. Të ftuarit vunë re se dhëndri nuk dukej i lumtur në festë, raportuan mediat lokale.
Chaturong “ishte mjaft i dehur në atë kohë”, tha policia për BBC, duke thënë se motivi i tij mbeti i paqartë. Ai kishte blerë armën dhe municionet legalisht vitin e kaluar. Oficerët i thanë “Bangkok Post” se 11 plumba u gjetën në skenën e të shtënave.
Dasma kthehet në tragjedi! Dhëndri vret nusen, nënën dhe motrën