“Qendrat e migracionit në Shqipëri janë një marrëveshje e pistë”. Kështu shkruan gazeta austriake Der Standard në një shkrim kushtuar marrëveshjes Rama-Meloni për shpërnguljen e emigrantëve në Shqipëri.
Gazeta shkruan se dikur Austria u përpoq të bindte Shqipërinë për ngritjen e një kampi për të dëbuarit, por është refuzuar.
Kryeministri Edi Rama në atë kohë ka theksuar: “Shqipëria nuk do të jetë kurrë vendi ku vendet shumë të pasura krijojnë kampe për të hedhur emigrantët”. Tani gjërat janë padyshim ndryshe, thekson gazeta.
Në artikull shkruhet se Meloni po dërgon emigrantë në Shqipëri për tu mbajtur në “paraburgim agresiv” dhe se e ardhmja e tyre e afërt nuk është as e përcaktuar në marrëveshje.
Më tej gazeta thekson se “Për BE-në, sundimi i ligjit në vendet kandidate duhet të jetë prioriteti kryesor. Ideja për të sqaruar statusin e emigrantëve në mënyrë ekstraterritoriale dështoi edhe në Gjykatën e Lartë në Britaninë e Madhe. Gjykata Kushtetuese e Tiranës duhet ta parandalojë tani këtë marrëzi”.