Ministria e jashtme e Katarit, ka bërë me dije se është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin në Rripin e Gazës edhe për dy ditë të tjera.
Më herët, Izraeli kishte thënë se do ta zgjaste ndërprerjen e luftimeve nëse Hamasi lironte 10 pengje në ditë.
Hamasi ka thënë gjithashtu se shpreson ta zgjasë armëpushimin, i cili hyri në fuqi të premten, pas disa javë negociatash indirekte të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.
Më vonë gjatë ditës palët pritet të kryejnë shkëmbimin e fundit në kuadër të armëpushimit katër ditor.