Pesë mjekë janë dërguar në gjyq nga Prokuroria Fier, pasi neglizhuan në trajtimin mjekësor të pacientit Bledar Sherifaj, i cili fatkeqësisht më pas ndërroi jetë.
Mjekët
Ledjusa Muhametaj
Enton Dore
Agim Sulaj
Aleks Sulejmani
Ndriçim Bala
Njoftimi i Prokurorisë Fier:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.