Në fshatin Boshaj të Ersekës ka rënë zjarr në një godinë ku pronarë janë një çift të moshuarish. Godina përdorej për gatim dhe mbajtjen e zahireve.
Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë menjëherë ku dhe bënë të mundur izolimin e flakëve të cilat depërtuan jashtë dhe rrezikuan godinën e çiftit si dhe banesat aty pranë.
Fatmirësisht nuk pati probleme në njerëz pasi çifti i të moshuarve ka dalë menjëherë jashtë ndërkohë mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku ose ndonjë shkëndijë elektrike.