Vritet një shqiptar në Gjermani. Tre ditë pas gjetjes së një trupi mashkull në Kaltenkirchen, identiteti i viktimës është zbardhur. Policia njoftoi të martën se bëhet fjalë për një 27-vjeçar shqiptar, sipas mediave.
Trupi u gjet të shtunën mbrëma jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen. Sipas policisë, ai ka marrë një plagë me armë zjarri.
Sipas njohurive të deritanishme, shqiptari mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm. Megjithatë, ai ishte i njohur për policinë.
Policia jep edhe detaje të reja për të dyshuarin 17-vjeçarin shqiptar që u dorëzua vetë. Nuk dihet ende pse e vrau 27-vjeçarin. Hetimi për ngjarjen e vrasjes është në vijim.
Ndër të tjera, është e paqartë se ku është vrarë saktësisht 27-vjeçari dhe si ka mbërritur trupi në Kaltenkirchen.