Dy gola të Ciro Immobiles i dhuruan Lazios së tij 3 pik mjaft të rëndësishme në sfidën kundër Celtic e luajtur në “Olimpico” të Romës.
Sfida për djemtë e Sarrit nuk ishte aspak e lehtë, në pjesën e par një kontroll i mirë i lojës nuk solli golin duke lënë gjithçka në 0-0.
Pjesa e dytë foli më shumë për italianët të cilët gjetën golin pak para përfundimit të sfidës.
Më saktë kapiteni Immobile mori peshën e ekipit mbi supe duke shënuar një dopjetë në minutat 82 dhe 85.
Me këtë 3 pikësh Lazio ngjitet në krye të Grupit E me 10 pik, vetëm një hap larg kualifikimit.
Shakhat-Antwerp 1-0
Në stadiumin e Hamburgut, Shakhtar Donetsk fitoi 1-0 kundër Antwerpit. Në fushë për belgët ishte edhe Arbnor Muja, sulmuesi anësor i Kombëtares që u ndëshkua me kartonin e kuq.
Sfida nisi menjëherë me gol, pasi ishte Matviyenko që pas vetëm 12 minutave lojë kaloi në epërsi ukrainasit, me golin që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve.
Muja u ndëshkua me dy kartona të verdhë, në minutat 90+4 dhe 90+7 për të dalë jashtë. Shakhtar me nëntë pikë mban vendin e tretë, duke qenë në garë me Barcelonën dhe Porton për të kaluar grupin.
Nga ana tjetër Antwerp i ka dhënë lamtumirën eventit pasi ka vetëm zero pikë dhe një ndeshje për të luajtur.