Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Erik Adam ka uruar sot Shqiptarët për festën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.
Në fund të postimit ai ka shkruar “Gëzuar Festën E Pavarësisë Shqipëri” duke e mbyllur urimin.